Në vazhdën e aktivitetit arsimor të Fondaciont ALSAR dhe të realizimit të projekteve për mbështetjen e të rinjve për një shkollim sa më të mirë dhe të plotë është zhvilluar të premten, më 3 prill, një ceremoni e dhënies së bursave të ekselencës për vitin akademik aktual, 2025-2026.
Në ceremoninë në ambientet e Hotel “Tirana International” janë shpërndarë zarfet me bursën për çdo student përfitues.
Bursën e ekselencës për këtë vit akademik e kanë marrë 64 studentë të universiteteve publike të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
Ceremonia e dhënies së bursave të ekselencës u zhvillua pak pas aktivitetit kulturor të promovimit të kolanës së veprave të studiuesit të ndjerë Sherif Delvina.
Projekti i mbështetjes me bursa të studentëve ekselentë të universiteteve publike vijon për çdo vit akademik, duke i ndihmuar në mënyrë të qenësishme të rinjtë.







