Fondacioni ALSAR ju uron të gjithë shqiptarëve, ngado të jenë, një Kurban Bajram të gëzuar!
Kjo ditë e ngritjes në piedestal të sakrificës njerëzore për hir të Zotit, përkujtuese e gatishmërisë së Ibrahimit dhe të birit, Ismailit, për të përmbushur flijimin e kërkuar, është
festë e të gjithëve.
Ajo na kujton se sakrifica dhe solidariteti janë tipare të cilat duhet t’i ketë e t’i shprehë çdo krijesë njerëzore e devotshme.
Nënshtrimi ndaj Krijuesit, Zotit të Plotfuqishëm, përmes blatimit të një kurbani tregon vullnetin tonë për sakrificë. Ndarja e mishit të kurbanit me të afërmit e nevojtarët përçon
ndjenjën e solidaritetit.
Tek Zoti arrin përkushtimi ynë, devotshmëria jonë, as mishi dhe as gjaku i kurbanit.
Qoftë i pranuar kurbani ynë, sakrifica jonë për hir të të Madhërishmit!
Zoti qoftë i kënaqur me ne!
