Në kuadër të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR dhe të projektit shumëvjeçar të kurseve të gjuhëve të huaja, në qytetin e Kukësit ka nisur dhe për këtë vit shkollor kursi i gjuhës turke.
I lirë për t’u ndjekur nga çdo i interesuar për mësimin e turqishtes, kursi ofron mësimdhënien e duhur në një ambient të përshtatshëm dhe të duhur.
Kursi zhvillohet sipas grupmoshave dhe niveleve të ndryshme, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të ndjekësve të tij.
Një organizim në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, kursi krijon një hapësirë të shfrytëzueshme për këdo që dëshiron të përvetësojë gjuhën e bukur turke. Për djemtë e vajzat që në objektivat e tyre kanë vijimin e studimeve në Turqi, kursi është një ndihmë e çmueshme.
Të pranishmëve në orët e para të kursit u është përgatitur dhe një koktej, për një pritje sa më të ngrohtë.
Me një vazhdimësi tanimë më se dhjetëvjeçare, kursi është rihapur më herët, që në nisje të këtij viti shkollor, dhe në Konispol.




