Në një kohë të trazuar dhe me zhvillime ndërkombëtare me ndikim mbi të gjithë globin, janë me rëndësi pikëpyetjet dhe parashikimet për Ballkanin.
Dr. Fidan Mustafa i paraqet publikut në këtë kontekst qasjen e tij studimore, të parashtruar në librin, “Gjeopolitika e Ballkanit – E ardhmja e shqiptarëve në rajon”.
Në faqet e veprës gjenden analiza koherente dhe shtjellime në detaje të temave të trajtuara.
Idetë dhe konkluzionet e autorit meritojnë vëmendje, ndihmuese për të parë përtej ngjarjeve të ditës.
Botimet ALSAR e mundësuan sjelljen e veprës te lexuesit.