Fëmijët që ndjekin kurset e gjuhës turke në Fondacionin ALSAR kanë patur mes tyre një mik të veçantë, atasheun e arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.
- Metin Bulut ka parë zhvillimin e procesit mësimdhënës në vizitën e tij dhe është përfshirë në të, ka biseduar me fëmijët dhe është njohur me ecurinë e kurseve.
Atasheu ka patur mundësinë të vërejë nivelin mësimdhënës në këto kurse, të shohë përdorimin e mjeteve bashkëkohore gjatë shpjegimit të lëndës, e të kuptojë interesin e madh të fëmijëve për të mësuar gjuhën turke.
Kurset e gjuhës turke përbëjnë një element të përhershëm të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR. Rinisja e tyre e përvitshme shoqëron fillimin e çdo viti të ri shkollor.
Mësimi i turqishtes nuk i vlen thjesht zotërimit të një gjuhe të huaj, por është mjaft i dobishëm për ndjekësit e kurseve në të nesërmen e tyre, sepse u hap rrugën për të ndjekur studimet në Turqi dhe u krijon mundësi të mira punësimi në tregun e punës.
Për rëndësinë e kurseve të turqishtes në përgatitjen arsimore të fëmijëve, më në veçanti të atyre jetimë, flet dhe vizita e z. Metin Bulut, atasheut të arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.