Biblioteka “Vexhi Buharaja” në Berat pasurohet me tituj të Botimeve ALSAR

Në kuadër të projektit, “Libri, dhurata më e çmuar”, u bë dhurimi i një numri të konsiderueshëm librash për bibliotekën e qytetit të Beratit, “Vexhi Buharaja”.

Dhurata përbëhej nga 96 tituj të tematikave të ndryshme, në kopje të shumta. Botimet e Fondacionit ALSAR u mirëpritën nga institucioni, falënderues për kontributin e çmuar.

Drejtori i bibliotekës do ta shprehte mirënjohjen në një fjalë të shkurtër në ceremoninë e dorëzimit të librave, në të cilën theksoi rëndësinë e librit në formimin kulturor të brezave dhe vlerësoi aktivitetin botues të Fondacionit ALSAR.

Projekti, “Libri, dhurata më e çmuar”, një prej jetëgjatëve në historikun thuajse dydekadësh të Fondacionit ALSAR, ka ndihmuar në vite në gjallërimin e jetës kulturore të institucioneve të ndryshme anekënd vendit, pasuruar me botime cilësore e të kërkuara gjerësisht.

Me një veprimtari të gjerë dhe të konsoliduar në fushën humanitare, arsimore dhe kulturore, fondacioni po i kushton prej kohësh vëmendje dhe energji të shtuar aktivitetit botues. Botimet ALSAR janë dita-ditës më të njohura dhe më të vlerësuara.

soap 2 day