Vargut të gjatë të titujve të Botimeve ALSAR i është bashkuar dhe “Drurët flenë jashtë në natën e botës”.
Autor i kësaj përmbledhje poetike është Hamit Aliaj, tashmğ i ikur nga kjo botë. Kjo vepër poetike është e para e botuar jo në të gjallë të tij, ndërsa ka lënë pas dhe shumë botime të tjera të të njëjtit zhanër.
Në parathënien e gjatë të Mehmet Elezit bëhet e ditur se libri del në 70-vjetorin e lindjes së autorit dhe përfshin 268 poezi të reja, të shkruara në vitet e fundit.
“Vargu i Hamit Alisë sfidon çdo provincializëm,” lexohet në rreshtat e saj, “kumtet mbarënjerëzore të poezisë së tij trondisin.”
E shkruar me emocion, parathënia e paraqet autorin si të fortifikuar në poezinë e tij të pacenueshme. I takon lexuesit tani të japë vlerësimin e tij.
Vepra vjen natyrshëm dhe qëndron mirë në larmishmërinë tematikore të botimeve tona.