Dy libra për një konferencë shkencore ndërkombëtare: kumtesat mbi institucionin e vakëfit në Ballkan në shqip dhe turqisht

Fondacioni ALSAR organizoi para katër vitesh në Tiranë një konferencë shkencore ndërkombëtare për institucionin e vakëfit në Ballkan.

Kumtesat e asaj konference shpalosën historikun e vakëfit, ndikimin e tij në jetën shoqërore të ballkanasve, dhe në veçanti të shqiptarëve në trojet e tyre në periudhën osmane.

Suksesi i konferencës, niveli i lartë i diskutimeve dhe interesi i treguar nga publiku, e nxitën entin organizues të aktivitetit shkencor të mendojë përmbledhjen e kumtesave në një botim të posaçëm.

Shtysa tjetër erdhi prej nevojës për t’i bartur ato kumtesa përtej cakut të një konference, e për t’ua mundësuar lexuesve të shumtë, që nëpërmjet tyre të njihen me vakëfin dhe me të mirat e tij.

Botimi në dy gjuhë dhe në dy libra, në shqip dhe turqisht, i jep plotësinë e duhur nismës botuese, duke e bërë përmbledhjen e kumtesave më të arritshme dhe më të përdorshme.

Një parathënie nga kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, e shoqëron botimin si në shqip dhe në turqisht.

Të sapodalë nga shtypi, dy librat i bashkohen radhës së titujve të rinj të Botimeve ALSAR.

soap 2 day