Në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, të misionit për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, veçanërisht fëmijëve jetimë, Fondacioni ALSAR shpërndau ndihmën financiare periodike për 200 jetimë në Tiranë.
Ndihma financiare e dhënë periodikisht i përket tremujorit të tretë të këtij viti. Ajo shkon për fëmijë jetimë të ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Fondacioni ALSAR.
Projekti u mbështet nga IHH me qendër në Holandë, një organizatë ndihmash me të cilën ALSAR ka bashkëpunim të ngushtë dhe të shtrirë në kohë.
Jetimë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë kanë te ALSAR-i një ndihmues të sinqertë në lehtësimin e jetës së vështirësuar nga mungesa e prindit.
Kontributi financiar i ALSAR-it për jetimët përbën vetëm një pjesë të ndihmës së shumtë dhe të larmishme që u jepet atyre përgjatë gjithë vitit; një dëshmi e qartë e solidaritetit njerëzor!