Fëmijët marrin certifikata dhe dhurata në mbarim të shkollës verore

Pas javësh të kaluara gëzueshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, në mësim dhe zbavitje, fëmijët të cilët ndoqën shkollën verore përgjatë korrikut u mblodhën në ambientet e Fondacionit ALSAR për të marrë certifikatat përkatëse dhe dhuratat e përgatitura për ta.

Pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar ishin dhe miq nga Turqia, përfaqësues të HAYRAT-it, mbështetësit të projektit të shkollës verore.

Pas fjalëve të rastit u shpërndanë certifikatat për fëmijët, të përgëzuar për ndjekjen e shkollës verore. Çdonjërit prej tyre iu dhurua dhe një Kur’an me penë dixhitale.

Shkolla verore është një prej projekteve të përvitshme të Fondacionit ALSAR, prej nga fëmijët marrin dije të nevojshme të karakterit edukativ dhe besimor.

Shkollën e kësaj vere e ndoqën 40 fëmijë jetimë në kryeqytet, për të cilët fondacioni kujdeset në mënyrë të vazhdueshme.

soap 2 day