Pas argëtimit këtë të mërkurë me lojëra të ndryshme në qendrën zbavitëse, fëmijët shijuan ushqimin e drekës së përbashkët, nën shoqërinë e më të rriturve, familjarë të tyre.
Dreka përbënte një lloj mbylljeje të pesë ditëve të mbushura me aktivitet humanitar në ndihmë të jetimëve.
Vizitat në shtëpi jetimësh, shpërndarja e dhuratave dhe pakove ushqimore, organizimi i veprimtarisë argëtuese në qendrën e lojërave, i paraprinë uljes së përbashkët sot në tavolinë.
Veç ushqimit të shijuar së bashku, dreka i shërbeu njohjes dhe miqësimit të fëmijëve jetimë dhe të familjarëve shoqërues.
Shtrimi i drekës së përbashkët për jetimët është një aktivitet i organizuar dhe në të shkuarën nga Fondacioni ALSAR, gjithmonë në kërkim të më së mirës për ta.