Një prej veprimtarive humanitare tradicionale në Ramazan është shtrimi i iftareve, ku thirren për të ngrënë bashkë njerëz të ndryshëm, besimtarë, banorë, njerëz në nevojë, etj.
Fondacioni ALSAR ka tashmë një traditë të konsoliduar të shtrimit të iftareve, të çuar më tej me mbështetjen e bamirësve të ndryshëm.
Një prej kontribuesve në Ramazan në shtrimin e iftareve është dhe HASENE, partnere e ALSAR-it në realizimin e projekteve të përbashkëta humanitare.
Kjo organizatë ndihmash me qendër në Gjermani shtroi në ditët e fundit të Ramazanit iftare në Elbasan dhe Cërrik, me një pjesëmarrje masive.
Qindra njerëz u mblodhën për të ndarë hajen e iftarit, për të shtuar vëllazërinë besimore dhe njerëzore, për të bërë lutje së bashku dhe për të falënderuar Zotin për të mirat e dhëna, në një përjetim të veçantë të frymës së Ramazanit.
HASENE po shtron ndërkaq, me ndihmën organizative të ALSAR-it, dhe iftare në qytete të tjera.