“Libri, dhurata më e çmuar”, ALSAR u dhuron literaturë institucioneve në Elbasan dhe Cërrik

Pasurimi i bibliotekave të institucioneve të ndryshme në të katër anët e vendit është një objektiv dhe aktivitet i kahershëm i Fondacionit ALSAR.

Duke e parë librin si dhuratën më të çmuar, dhe duke parë nevojën për literaturë të institucioneve, ALSAR e ka përsëritur kohë pas kohe projektin e dhurimit të literaturës.

Rritja cilësore dhe sasiore e botimeve të ALSAR-it e ka zgjeruar përpjestimisht dhe projektin në fjalë, të vënë në zbatim në kuadër të aktivitetit kulturor të fondacionit.

Vendqëndrim i projektit “Libri, dhurata më e çmuar” ishte një ditë më parë, më 5 nëntor, Elbasani, ku iu dhurua literaturë Myftinisë së qytetit. Për këtë institucion u dhuruan 37 tituj të botimeve të ALSAR-it, me nga 3 deri në 100 kopje për çdo titull.

Në të njëjtën ditë u dhurua literaturë dhe për Bibliotekën e Cërrikut. Këtij institucioni iu dhurua nga një kopje e 280 titujve, botime të Fondacionit ALSAR dhe të Shtëpisë Botuese Logos-A, me qendër në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Bashkë me librat, biblioteka e qytetit të Cërrikut mori dhuratë dhe nga një deri në pesë kopje të 53 numrave të revistës mbarëkombëtare “Shenja”.

Shprehja e mirënjohjes dhe falënderimit për Fondacionin ALSAR i bashkëshoqëroi dy veprimtaritë dhuruese në Elbasan dhe Cërrik.

Slide Slide Slide
soap 2 day