Si pjesë e pandashme e aktivitetit kulturor të Fondacionit ALSAR, projekti i dhurimit të librave vijon të zhvillohet e të pasurojë bibliotekat e institucioneve të ndryshme.
Një veprimtari e këtillë dhuruese u krye këtë të enjte në Elbasan dhe Korçë, ku u dhanë qindra libra për bibliotekat universitare dhe të qyteteve.
Për bibliotekën e qytetit të Elbasanit u dhuruan 116 tituj. Ndërkaq, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” mori dhuratë 115 tituj.
Bibliotekës së qytetit të Korçës iu dhanë 122 tituj, dhe për Universitetin “Fan S. Noli” ishin ndarë 176 tituj.
Në kopje të shumta, titujt e shumëllojshëm të librave të dhuruar u sugjerojnë lexuesve të këtyre qyteteve dhe universiteteve tematika me interes për çdokënd.
I mirëpritur dhe në këto qytete si kudo, projekti jetëgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”, dha një tjetër kontribut kulturor, ashtu siç bën prej vitesh.