Fëmijët jetimë zënë një vend të posaçëm në aktivitetin humanitar të Fondacionit “ALSAR”. Përkushtim i madh, energji të shumta, dhjetëra projekte, kushtuar të gjitha mbështetjes konkrete, ndoshta jetike, për këtë pjesë të shoqërisë sonë, jo të paktë në numër.
Si “Alternativa e së ardhmes”, fondacioni u ka dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre ndihmë dhe mbështetje të pareshtur, shtrirë në vite dhe në shumëllojshmëri. Prania e “ALSAR”-it tek ta është e gjithkundshme, si një strehë ku përkujdesja nuk mungon asnjëherë.
Financiare, këshillimore, arsimore, edukative, shëndetësore, tek nënat, familjet, shtëpitë, në tokën dhe bagëtitë, kjo ndihmë është dhënë e pakursyer, duke i parë këta jetimë si një pjesë të pandarë të shoqërisë sonë dhe me më shumë nevojë për mbështetje.