Aksionin humanitar të shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të nisur që para Ramazanit, IHH me qendër në Holandë e vazhdoi gjatë kësaj jave.
Një sasi prej 350 pakosh u shpërnda për familje në nevojë në Elbasan, Fushë-Krujë dhe Tiranë.
Për nevojtarë të Elbasanit u dhanë 150 pako me ushqime, në Fushë-Krujë ndihma e dhënë përbëhej nga 100 pako, dhe po kaq pako, 100, u shpërndanë në Mënik të Tiranës.
IHH me qendër në Holandë do të shpërndante dhe në prag të Ramazanit 150 pako me ndihma ushqimore në Klos. Kështu, në tërësi, kontingjenti i ndihmës ushqimore të shpërndarë nga ky organizëm ndihme gjatë këtij Ramazani ishte 500 pako.
Organizimi dhe shpërndarja e ndihmave u bë në bashkërendim dhe bashkëveprim me Fondacionin ALSAR, që kujdesin për shtresat në nevojë e ka parësor në punën e tij. Ndihma për nevojtarët u dha në kuadër të ditëve të solidaritetit human.