Në ditë të solidaritetit human në Ramazan, Fondacioni ALSAR u gjendet pranë me ndihma shtresave në nevojë.
Veprimtaritë humanitare ndjekin njëra-tjetrën ndërsa ndihma mbërrin te më nevojtarët, përgjithësisht në pako me ushqime.
Një e tillë u zhvillua në ditën e parafundit të javës në mjedisin e jashtëm të Fondacionit ALSAR. Për familje në nevojë të Tiranës u shpërndanë 50 pako me artikuj bazë ushqimorë.
Aktiviteti pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave në Gjermani, dy përfaqësues të së cilës morën pjesë aktivisht në procesin shpërndarës.
Një kontribuese e vazhdueshme e projekteve humanitare të ALSAR-it, kjo organizatë është angazhuar në këtë fillim Ramazani në zhvillimin e një vargu aktivitetesh të dhënies së ndihmave.