Në verilindje, në njësinë administrative Tomin në Peshkopi, shpërndahen pako me ushqime

Të ardhurat e pakta për frymë dhe niveli i ulët i jetesës e karakterizojnë prej kohësh verilindjen e vendit. Nevoja për ndihmë atje është e përhershme; të shumtë janë nevojtarët.

Fondacioni ALSAR ishte me ndihmat e tij një ditë më parë, më 8 shtator, në njësinë administrative Tomin të Peshkopisë, për të kontribuar në lehtësimin e ngushticave të përditshmërisë për banorët e zonës.

Projekti i ndihmës kishte karakter arsimor dhe humanitar: dhurim çantash shkollore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Idriz Kaba” dhe shpërndarje e pakove ushqimore për banorët nevojtarë.

Familjeve në nevojë iu shpërndanë 55 pako, mbushur me artikujt bazë ushqimorë.

Kontributi për t’ua lehtësuar sadopak jetën nevojtarëve është shprehje kësisoj dhe e solidaritetit me shtresat në nevojë të shoqërisë.

ALSAR u vjen vazhdimisht në ndihmë atyre që u mungojnë gjërat elementare për një jetë normale, në përmbushje të aktivitetit të tij humanitar, të nisur dhe të pandalur që nga dita e parë e krijimit të fondacionit.

soap 2 day