Një autor, dy libra të rinj

Burhan Al Din Sejdi Fili rivjen te lexuesit, nëpërmjet botimeve të Fondacionit ALSAR, me dy përmbledhje poetike.

“Kërkim në botën e imanit” dhe “Shtegtim me vargje” sapo kanë dalë nga shtypi, si një tjetër sintetizim i botës së pasur shpirtërore të autorit.

Nëpërmjet titujve të dy botimeve të reja mund ta kuptojmë fare lehtë brendinë e tyre, ku besimi zë në mënyrë të natyrshme vend kryesor. Tematika të tjera shoqëruese u japin larmi poezive të shkruara me ndjenjë, gjithnjë duke qenë tërheqëse.

Veprimtaria e pasur vetjake dhe përvojat e shumta jetësore e kanë ndihmuar autorin të shprehet mirë në vargje dhe përmes tyre të kërkojë përmbushjen e misionit që i ka caktuar vetes.

Fondacioni ALSAR ka botuar më herët nga i njëjti autor librin poetik, “Burrnia foli”. Dy librat u bashkohen botimeve të tjera të këtij viti të ALSAR-it, pjesë e aktivitetit të gjerë kulturor të fondacionit.

Slide Slide Slide
soap 2 day