Me ardhjen e shtatorit dhe fillimin e vitit të ri shkollor, është praktikë e zakonshme e Fondacionit ALSAR dhurimi i çantave dhe mjeteve kancelarike për nxënës anembanë vendit.
Projektet për dhurimin e çantave të shkollës realizohen në bashkëpunim me organizata partnere, mbështetëse të tyre.
Një veprimtari e tillë në kuadër të aktivitetit humanitar dhe arsimor u krye këtë të premte në shkolla të Elbasanit. Qindra nxënës ua pajisën me çanta dhe mjete kancelarike, aq të nevojshme për ndjekjen normale të procesit mësimor.
Me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë, u dhuruan 650 çanta shkollore. Ato dhe mjete të tjera kancelarike iu dhanë 260 nxënësve në shkollën 9-vjeçare “Musa Bica” në Griqan.
Shpërndarja u bë po ashtu për 320 nxënës të shkollës së mesme të bashkuar “11 Dëshmorët” në Labinot-Katund. Pjesa e mbetur u dhurua për nxënës të tjerë, në nevojë për ndihmë.