Pranë nevojtarëve dhe në Pogradec, solidaritet dhe ndihma

Me ndjenjën e shtuar të solidaritetit human në prag të Ramazanit, Fondacioni ALSAR dhe HASENE-ja, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, shpërndanë dhe sot ndihma në pako me ushqime.

Veprimtaria e sotme humanitare ishte e katërta në radhë përgjatë kësaj jave, prej së hënës në të enjten. Pogradeci u bë vendqëndrimi i shpërndarësve të ndihmave ushqimore pas Tiranës, Gramshit dhe Malësisë së Madhe.

Për familje në nevojë të Pogradecit u dhanë 300 pako ushqimore. Përfaqësuesit vullnetarë të HASENE-së i dërguan pakot me ndihma dhe në shtëpi nevojtarësh në kushte tepër të vështira, në pamundësi dhe për të lëvizur.

Aktivitete të ngjashme humanitare do të ketë në vazhdimësi gjatë muajit të Ramazanit. Ditët e solidaritetit human sapo kanë filluar!

HASENE është një prej organizatave partnere që i mbështet me kontribut të qenësishëm veprimtaritë humanitare të ALSAR-it në këtë muaj të veçantë.

soap 2 day