Program fetaro-kulturor në Ulqin, “Mirë se erdhe mëshira e mbarë botës”

Bashkësia Islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Ulqinit do të organizojnë më 1 nëntor në Ulqin programin fetaro-kulturor me rastin e muajit të Muhamedit, a.s., dhe të ribotimit të Mevludit të Hafiz Ali Riza Ulqinakut.

“Mirë se erdhe mëshira e mbarë botës”, programi fetaro-kulturor kushtuar Profetit Muhamed, a.s., do të ketë lexim Kur’ani, ligjërata dhe këndim mevludi.

I pranishëm, dhe pjesëmarrës në program, do të jetë dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.

“Mevludi Sherif” i Hafiz Ali Ulqinakut u ribotua para pak muajsh nga Fondacioni ALSAR, nxitur nga një kërkesë e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit. ALSAR e pati bërë botimin e parë në vitin 2015.

Në program është paraparë që të gjithë të pranishmëve t’u dhurohet nga një kopje e ribotimit të “Mevludi Sherif”-it.

soap 2 day