Organizata me qendër në Britaninë e Madhe, UK Islamic Mission, mbështeti projektin e ndihmave dimërore, shpërndarjen e të cilave e bëri Fondacioni ALSAR.
Ndihma u dhanë për 185 familje në nevojë, që morën nga dy batanije dhe një sasi të konsiderueshme lënde drusore për ngrohje.
ALSAR realizon për çdo dimër projekte të ngjashme në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare partnere.
UK Islamic Mission dhe Fondacioni ALSAR bashkëpunojnë prej kohësh për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR është i pandërprerë gjatë gjithë vitit dhe përbën një prej tre shtyllave të veprimtarisë së tij. Në këtë stinë u jepet ndihmë nevojtarëve, mes të tjerash, për ta përballuar sa më lehtë të ftohtin.