Projekti i realizur në zonënën e Peshkopisë në këtë të dielë më 8 tetor 2023 u dedikohej ekskluzivisht nxënësve të shkollave 9 vjeçare të fshatit Dovolan dhe Tomin.
Nxënësit e këtyre dy shkollave përfituan çanta dhe mjete kancelarike të dhuruara nga fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë.
Në total u shpërndanë 270 çanta dhe mjete mësimore, përkatësisht 70 çanta në shkollën 9 vjeçare në Dovolan dhe 200 çanta në shkollën 9 vjeçare në Tomin.
Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore është një prej projekteve të realizuara në mënyrë të vazhdueshme nga ALSAR për t’i ardhur në ndihmë brezit të ri në rrugën e dijes