Fondacioni ALSAR e ka mbushur dhe dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit me aktivitete humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.
Shpërndarja e ndihmave ushqimore, një prej veprimtarive kryesore të këtij muaji, nuk njeh ulje të intensitetit.
E mundësojnë këtë kontribues të ndryshëm, partnerë dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit ALSAR, në bazë të një plani paraprak që merr parasysh nevojat sociale.
Në radhën e tyre, një aktivitet shpërndarës të ndihmës ushqimore ka mundësuar sindikata turke e shëndetësisë, Öz Sağlık-İş.
Pakot me artikujt bazë ushqimorë janë shpërndarë në periferi të Tiranës. Sasia prej 200 pakosh është dhënë për njerëz e familje në nevojë.
Ky kontribut i dhënë në ditë të solidaritetit human ka sjellë lehtësim e gëzim te përfituesit.

































