Atmosfera e muajit të Ramazanit dhe e frymës solidarizuese të mbartur me të vijon e përçohet anekënd vendit përmes aktiviteteve të shumta humanitare të Fondacionit ALSAR.
Realizimi i projekteve të dhënies së ndihmës ushqimore mundëson lehtësimin e jetesës së nevojtarëve dhe ngjall gëzim e shpresë ndër ta.
Në partneritet me ente ndërkombëtare humanitare, një sasi e madhe me ndihma në ushqime është shpërndarë gjatë kësaj periudhe në një hapësirë të gjerë gjeografike.
Në këtë kuadër, është realizuar dhe shpërndarja e 500 pakove ushqimore në dy vendmbërrritje.
Ndihma e shpërndarë në Peshkopi përbëhej nga 200 pako me ushqime, ndërsa 300 pako të tjera me artikuj ushqimorë janë dhënë për nevojtarë në njësinë administrative Çërravë të Pogradecit.
Ky kontingjent ndihme u mundësua nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, kontribuese dhe për aktivitete të tjera humanitare.






