Tag Archives: aktivitet humanitar

Pranë fëmijëve jetimë në qytetin e Korçës me ndihma dimërore.

Në kuadër të projektit të ndihmave dimërore, Fondacioni ‘ALSAR’ u gjend pranë jetimëve në qytetin e Korçës.

Në përmbushje të këtij projekti të kryer në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani

u dhuruan 6 soba gatimi dhe ngrohje si edhe drru zjarri për 20 familje jetimësh.

Përfaqësues të ‘WEFA’ të ardhur nga Gjermania u gjenden pranë jetimëve në qytetin e Korçës.

Pranë fëmijëve jetimë në qytetin e Korçës me ndihma dimërore

Në kuadër të projektit të ndihmave dimërore, Fondacioni ‘ALSAR’ u gjend pranë jetimëve në qytetin e Korçës.

Në përmbushje të këtij projekti të kryer në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani dhuruan 6 soba gatimi dhe ngrohje si edhe drru zjarri për 20 familje jetimësh.

Përfaqësues të ‘WEFA’ të ardhur nga Gjermania u gjenden pranë jetimëve në qytetin e Korçës.

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ shpërndajnë pako ushqimore për jetimët

Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani kanë vijuar projektet në ndihmë të familjeve të jetimëve.

Pas shpërndarjes së zekatit dhe të ndihmës së vazhdueshme ekonomike, Fondacioni ‘ALSAR’ mundësoi shpërndarjen e kutive me ushqime për familjet e jetimëve.

Në këtë projekt përfituan 50 familje jetimësh.

Fëmijët jetimë marrin ndihmën financiare të zekatit.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u zhvillua aktiviteti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.

Salla e konferencave u mbush me jetimë për të cilët kujdesi nga Fondacioni ALSAR është i vazhdueshëm.

Zarfat me shumën monetare iu shpërndanë fëmijëve nga dy përfaqësues të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani mbështetëse e projektit.

Ndihmën e përfituan 50 fëmijë jetimë.

WEFA kontribuon prej kohësh për projektin humanitar të dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.

Pranë fëmijëve jetimë me mbështetje ekonomike

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen ekonomike për fëmijët jetimë. Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u zhvillua shpërndarja e çeqeve ku përfituan ndihmën ekonomike 263 fëmijë jetimë.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.

Projektet humanitare në mbështetje të fëmijëve jetimë zënë një vend të veçantë në aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.

Pranë fëmijëve jetimë dhe familjeve në nevojë në Bulqizë e Peshkopi me ndihma dimërore.

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ‘ALSAR’ ka vijuar në këto ditë dhjetori me përmbushjen e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.

Në qytetin e Bulqizës dhe të Peshkopisë janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh. Në qytetin e Peshkopisë shpërndarja e ndihmës u asistuar edhe nga bashkia e qytetit.

Çdo përfitues nga ky projekt i ka përfituar një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje për fëmijët jetimë.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.

Shpërndarja e ndihmave dimërore është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi gjatë stinës së ftohtë, me të cilën u vihet në ndihmë njerëzve më në nevojë.