Tag Archives: aktivitet humanitar

Mbështetje financiare për fëmijët jetimë.

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen ekonomike për fëmijët jetimë. Në ditën e sotme, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u zhvillua shpërndarja e çeqeve ku përfituan ndihmën ekonomike 270 fëmijë jetimë.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë.

Projektet humanitare në mbështetje të fëmijëve jetimë zënë një vend të veçantë në aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.

Fondacioni ‘ALSAR’ nuk ndalon së qëndruari pranë shtresave në nevojë. Shpërndahet mish kurbani për jetimët dhe invalidët.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë u mundësua projekti i kurbaneve. Në këtë projekt përfituan 428 familje në nevojë.
Mishi i kurbanit u shpërnda në qytetin e Tiranës dhe të Shkodrës ku në Tiranë përfituan familjet e fëmijëve jetimë gjithashtu edhe antarë të shoqatës së invalidëve ‘Shpresë për Jetën’.
Në qytetin e Shkodrës aktiviteti humanitar i ‘ALSAR-it’ iu dedikua plotësisht antarëve të shoqatës ‘Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve’ dega Shkodër

Ndihmë ekonomike dhe pako me ushqime për fëmijët jetimë.

Fondacioni ‘ALSAR’ nuk ndalon së mbështeturi fëmijët jetimë dhe familjet e tyre.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u shpërnda ndihmë ekonomike dhe ndihmë në ushqime.

Projekti u realizua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘UK ISLAMIC MISSION’ me qendër në Angli ku në total nga ky projekt përfituan 22 fëmijë.

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen e jetimëve me ndihmë ekonomike

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar aktivitetin humanitar me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 81 jetimë.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt në kuadër të projektit për ndihmën dedikuar jetimëve.

Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.

ALSAR shpërndanë ndihmë ekonomike dhe veshmbathje për jetimët

‘ALSAR’ vijon mbështetjen ndaj jetimëve. Në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe të ndihmës ekonomike dhe pako me veshmbathje për fëmijët jetimë.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë ku përfitues nga ky projekt humanitar ishin 200 fëmijë jetim.

Fondacioni ‘ALSAR’ gjendet gjithmonë pranë fëmijëve jetimë

Shpërndahen çanta dhe mjete kancelarike për nxënës në Peshkopi.

Projekti i realizur në zonënën e Peshkopisë në këtë të dielë më 8 tetor 2023 u dedikohej ekskluzivisht nxënësve të shkollave 9 vjeçare të fshatit Dovolan dhe Tomin.

Nxënësit e këtyre dy shkollave përfituan çanta dhe mjete kancelarike të dhuruara nga fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë.

Në total u shpërndanë 270 çanta dhe mjete mësimore, përkatësisht 70 çanta në shkollën 9 vjeçare në Dovolan dhe 200 çanta në shkollën 9 vjeçare në Tomin.

Dhurimi i çantave dhe mjeteve shkollore është një prej projekteve të realizuara në mënyrë të vazhdueshme nga ALSAR për t’i ardhur në ndihmë brezit të ri në rrugën e dijes