Tag Archives: Humanitare

Mbështetja për familjet e jetimëve, shpërndahet mish “Adak”, bëhen vizita në shtëpi

Aktiviteti i tretë humanitar në radhën e zhvillimit të projekteve në gjysmën e parë të nëntorit për jetimë dhe familje jetimësh ishte ai i shpërndarjes së mishit “Adak”.

Familje jetimësh të Tiranës e morën pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR ndihmën me mish “Adak”.

Kontributin mbështetës nga HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, e përfituan 100 familje jetimësh.

Veç dhurimit të kësaj ndihme, e të ndihmës me pako ushqimore më herët, përfaqësuesit e HASENE-së dhe punonjës të Fondacionit ALSAR bënë vizita në familje jetimësh në Tiranë dhe Elbasan.

Ata panë nga afër kushtet e jetesës, u interesuan për përditshmërinë, për mungesat dhe nevojat e familjeve të vizituara.

Aktivitetet u përkisnin ditëve të solidaritetit human, me fokus ekskluziv takimin me jetimët dhe zhvillimin e projekteve për ta.

Ditë me aktivitet humanitar, dhurohen pako me ushqime për familje jetimësh

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në tre ditët e para të kësaj jave nëntori aktivitete humanitare në ndihmë të jetimëve dhe familjeve të tyre.

Projektet për jetimët kanë përfshirë dhe shpërndarjen e pakove me artikujt bazë ushqimorë; një ndihmë konkrete dhe lehtësuese për shumë familje.

Realizimi i projektit të dhurimit të pakove ushqimore është bërë në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.

Ndihmën ushqimore e kanë përfituar 240 familje jetimësh të kryeqytetit, mirënjohëse për këtë kontribut humanitar.

HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, e mbështeti shpërndarjen e pakove.

Përfaqësues të HASENE-së, të ardhur enkas në Tiranë, morën pjesë aktivisht në zhvillimin e projektit.

ALSAR kujdeset në mënyrë të pandërprerë që t’u qëndrojë pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, duke i ndihmuar nëpërmjet projekteve të realizuara në bashkëpunim me ente partnere.

Pako me ushqime për jetimë, zhvillohet aktiviteti humanitar i dhënies së ndihmës periodike

Në kuadër të realizimit të projekteve humanitare të kushtuara ndihmës për fëmijët jetimë, Fondacioni ALSAR bëri javën e kaluar shpërndarjen e një sasie me pako ushqimore.

Pranë ambienteve të fondacionit u krye shpërndarja e ndihmës në ushqime për 50 jetimë, e marrë prej tyre dhe familjarëve që i shoqëronin.

Aktivitetin e mundësoi EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.

Shpërndarja i përkiste ndihmës periodike ushqimore të dhënë nga ky ent për fëmijët jetimë nën kujdesin e ALSAR-it.

Aktivitetet humanitare për jetimë kanë vazhdimësi të rregullt dhe realizohen nga Fondacioni ALSAR me mbështetjen e organizatave dhe shoqatave partnere.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR jepet për fëmijë jetimë ndihma financiare e zekatit

Në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR dhe të përkujdesit të pandërprerë për jetimët është realizuar një projekt për shpërndarje të ndihmës financiare të zekatit.

Fëmijë jetimë të shoqëruar nga nëna e familjarë të tjerë kanë mbushur sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR në këtë mesjavë tetori.

Të vegjlit janë mirëpritur dhe kanë marrë zarfet përkatës me ndihmën financiare të zekatit.

Ndihmën e dhënë përmes këtij projekti e përfituan 50 jetimë, pjesë e të mbështeturve vijimësisht nga fondacioni.

Realizimi i projektit humanitar u bë i mundur falë mbështetjes nga donatorë të ndryshëm.

Përkushtimi ndaj jetimëve është prioritet i Fondacionit ALSAR në misionin e tij humanitar, i mbajtur i pandryshuar ndër vite dhe i forcuar më tej me bashkëpunime të efektshme.

Realizohet projekti i dhurimit të koshereve të bletëve për familje jetimësh në njësinë administrative Çërravë në Pogradec

E hëna e fundit e shtatorit i gjeti punonjës të Fondacionit ALSAR në Pogradec, në njësinë administrative të Çërravës, për të realizuar dy projekte në ndihmë të komunitetit vendas.
Një prej tyre ishte ekskluzivisht humanitar dhe u dedikohej familjeve të jetimëve, për t’ua
lehtësuar përditshmërinë dhe për t’u dhënë sadopak krahë në përmirësimin e
ekonomisë familjare.
Ndihma humanitare përbëhej nga 60 koshere bletësh dhe u dha për dy familje jetimësh.
Çdonjëra prej tyre mori 30 koshere, 15 nga të cilat me bletë dhe 15 të tjera në pritje të mbarështrimit dhe të mbushjes së tyre me bletë në kohën e duhur.
Realizimin e projektit e mundësoi organizata humanitare IHH me qendër në Holandë, me të cilën Fondacioni ALSAR ka bashkëpunime të suksesshme.
Aktivitetet e ALSAR-it intensifikohen më tej me hyrjen e vjeshtës; përmes projektesh u vihet në ndihmë shtresave të ndryshme sociale.

Fëmijë jetimë marrin pako me ushqime në kuadër të ndihmës periodike

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në këto ditë shtatori një veprimtari humanitare të kushtuar jetimëve.

Pranë ambienteve të tij janë shpërndarë pako me ushqime, të dhëna për 50 fëmijë jetimë.

Kjo ndihmë me artikujt bazë ushqimorë është mundësuar nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.

EMİN jep një ndihmë ushqimore periodike për jetimët; shpërndarja u krye në kuadër të saj.

Bashkëpunimet frytdhënëse të Fondacionit ALSAR me organizata dhe ente partnere sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për jetimët në aspektin humanitar.

soap 2 day