Në mbarë aktivitetin humanitar të zhvilluar përgjatë disa javëve, ndihma për shtresa në nevojë me ushqim të parapërgatitur për iftar ka patur pjesën e saj.
Dhe në këtë Ramazan është përçuar fryma e tij dhe janë mbështetur në mënyrë të prekshme individë dhe familje në nevojë përmes dhënies së ndihmës aty ku ka qenë më e pritur, më e kërkuar.
Fondacioni ALSAR ka ndërvepruar në Ramazan me ente të interesuara për të dhënë kontribut humanitar.
Një prej tyre, shoqata UKİD, me qendër në Stamboll, kontribuoi me ushqim të parapërgatitur për iftar për 200 persona.
Paketimet me ushqimin e iftarit u shpërndanë në Tiranë nga punonjës të Fondacionit ALSAR.





