Me solidaritet human në muajin e begatë të Ramazanit, Fondacioni ALSAR i ka përqendruar energjitë thuajse tërësisht në dhënien e ndihmës për shtresa në nevojë.
Mijëra pako me ushqime janë shpërndarë për nevojtarë anekënd vendit, në realizime projektesh në bashkëpunim me ente partnere.
Në saje të kontribuesve dhe të angazhimit maksimal të ALSAR-it, përfituesit e ndihmës kanë ndier lehtësim dhe gëzim, janë përfshirë në atmoferën e muajit të agjërimit.
Kontribut humanitar ka dhënë dhe organizata bamirëse “Send a Little Hope”, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndihma e saj përbëhej nga 20 pako me ushqime të dhuruara për individë me aftësi të kufizuara të shoqatës “Shpresa për jetën”.
Punonjës të Fondacionit ALSAR kanë shpërndarë ndihmën e pritur me mirënjohje.






