Tag Archives: Humanitare

Në periferitë e Tiranës shpërndahen pako me ushqime

Fondacioni ALSAR e ka mbushur dhe dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit me aktivitete humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.

Shpërndarja e ndihmave ushqimore, një prej veprimtarive kryesore të këtij muaji, nuk njeh ulje të intensitetit.

E mundësojnë këtë kontribues të ndryshëm, partnerë dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit ALSAR, në bazë të një plani paraprak që merr parasysh nevojat sociale.

Në radhën e tyre, një aktivitet shpërndarës të ndihmës ushqimore ka mundësuar sindikata turke e shëndetësisë, Öz Sağlık-İş.

Pakot me artikujt bazë ushqimorë janë shpërndarë në periferi të Tiranës. Sasia prej 200 pakosh është dhënë për njerëz e familje në nevojë.

Ky kontribut i dhënë në ditë të solidaritetit human ka sjellë lehtësim e gëzim te përfituesit.

Fëmijë jetimë marrin ndihmën financiare të zekatit

Aktiviteti i gjerë humanitar i Fondacionit ALSAR në Ramazan dallohet për larmishmërinë dhe masën e gjerë të të ndihmuarve.

Jetimët, pandërprerë në vëmendje, kanë qenë ndër përfituesit e ndihmave, së bashku me familjet e tyre.

Nën kujdesin e Fondacionit ALSAR, për një numër jetimësh është dhënë gjatë kësaj jave ndihma financiare e zekatit.

Dhënia e zarfeve është bërë në mjediset e fondacionit, në sallën e konferencave, ku fëmijët janë pritur me ngrohtësinë e zakonshme.

Ndihmën financiare të zekatit, të përfituar nga 12 jetimë, e mundësoi kontributi i organizatës bamirëse HİLAL, me qendër në Gjermani.

Banorë të njësisë administrative të Dajtit në Tiranë marrin ndihmë ushqimore në ditë Ramazani

Solidariteti human i treguar në Ramazan nëpërmjet aktiviteteve të shumta humanitare të Fondacionit ALSAR vijon të jetë i prekshëm dhe dobiprurës për njerëz e shtresa në nevojë.

Ente partnere, organizata, shoqata e fondacione, mundësojnë realizime projektesh anembanë vendit, në ndihmë të popullatës dhe përçuese të frymës së veçantë të këtij muaji.

Ndër kontribuesit e ka shkruar emrin dhe organizata bamirëse HİLAL me qendër në Gjermani.

Me përfaqësuesit e saj në terren, ajo bëri të mundur zhvillimin e tre aktiviteteve humanitare.

Një prej tyre ishte shpërndarja e pakove ushqimore në njësinë administrative Dajt të Bashkisë së Tiranës.

Për banorë të kësaj njësie, për familje në nevojë, u dhanë 200 pako me artikujt bazë ushqimorë.

Si kudo, ndihma u prit me mirënjohje nga përfituesit.

Realizimi i projekteve humanitare në Ramazan, në Tiranë dhe Shkodër ndahet ushqim i parapërgatitur për iftar

Ramazani ka hyrë tashmë në ditët e tij të fundit, ndërkohë që ritmi i realizimit të projekteve humanitare në Fondacionin ALSAR mbetet i lartë.

Si një projekt në realizim përgjatë gjithë muajit, ai i iftareve i shërben përjetimit sa më të këndshëm të çasteve kur agjërimi ditor mbyllet dhe i lihet vendi shijimit të ushqimit, forcimit të lidhjeve shoqërore dhe ndihmesës për njerëz në nevojë.

Dhënia e ushqimit të parapërgatitur për iftar ua bën të mundur përfituesve ngrënien e hajes në shtëpi, me familjarët, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë.

Midis kontribuesve për zhvillimin e aktiviteteve për shpërndarjen e paketimeve me ushqim iftari, ishte dhe HAYRAT, organizata bamirëse me qendër në Turqi.

HAYRAT mundësoi dhënien e ushqimeve të parapërgatitura për iftar për 300 persona në Tiranë dhe Shkodër.

Bashkë me ushqimin, përfituesit morën dhe ndjesinë e mirë të krijuar nga solidariteti human.

Mbështetja e njerëzve në nevojë në muajin e agjërimit, pako me ushqime shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Mat dhe Pukë

Ramazani, ky muaj i begatë, plot me mirësi, karakterizohet nga solidariteti i shtuar human, nga ndihma e dhënë për më nevojtarët.

Fondacioni ALSAR e ka nisur aktivitetin humanitar të kushtuar këtij muaji pa nisur ende ai dhe po e vijon me intensitet të lartë.

Nga një qytet në tjetrin, ndihma humanitare mbërrin në destinacion dhe i jep një frymëmarrje lehtësuese përditshmërisë së nevojtarëve.

Në këtë kuadër është bërë dhe shpërndarja e ndihmës ushqimore të mundësuar nga HAYRAT, organizata bamirëse me qendër në Turqi.

Në saje të këtij kontributi, në Tiranë, Elbasan, Mat dhe Pukë janë dhënë 500 pako me ushqime për familje në nevojë.

Dhënia e kësaj ndihme është shoqëruar si kudo nga mirënjohja e përfituesve.

Në Peshkopi dhe në njësinë administrative Çërravë të Pogradecit u vihet në ndihmë shtresave në nevojë me pako ushqimore

Atmosfera e muajit të Ramazanit dhe e frymës solidarizuese të mbartur me të vijon e përçohet anekënd vendit përmes aktiviteteve të shumta humanitare të Fondacionit ALSAR.

Realizimi i projekteve të dhënies së ndihmës ushqimore mundëson lehtësimin e jetesës së nevojtarëve dhe ngjall gëzim e shpresë ndër ta.

Në partneritet me ente ndërkombëtare humanitare, një sasi e madhe me ndihma në ushqime është shpërndarë gjatë kësaj periudhe në një hapësirë të gjerë gjeografike.

Në këtë kuadër, është realizuar dhe shpërndarja e 500 pakove ushqimore në dy vendmbërrritje.

Ndihma e shpërndarë në Peshkopi përbëhej nga 200 pako me ushqime, ndërsa 300 pako të tjera me artikuj ushqimorë janë dhënë për nevojtarë në njësinë administrative Çërravë të Pogradecit.

Ky kontingjent ndihme u mundësua nga WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, kontribuese dhe për aktivitete të tjera humanitare.

soap 2 day