Tag Archives: Humanitare

Solidaritet dhe bamirësi në Ramazan, misioni i përmbushur i Fondacionit “ALSAR”

Një prej tre shtyllave të veprimtarisë së Fondacionit “ALSAR” prej ditës së parë së themelimit të tij është aktiviteti humanitar, që përfshin gjithçka në ndihmë të njerëzve, në ndihmë të një shoqërie në tranzicion e me shumë nevoja.

Shtresa sociale në nevojë, fëmijë jetimë, familje pa të ardhura, institucione të ndryshme, marrin mbështetje gjatë vitit prej Fondacionit “ALSAR”; ndihmë monetare dhe ushqimore, në veshmbathje dhe në artikuj të jetës së përditshme, logjistike dhe infrastrukturore, marrin trajtim të përgjithshëm dhe të posaçëm.

Në një muaj të vitit, ky aktivitet shtohet, bëhet i dendur, merr tjetër shpejtësi. Ramazani, një muaj i veçantë për besimtarët muslimanë, por me ndikim dhe në pjesë të shoqërisë me sentimente më të dobëta fetare dhe spirituale, është po kaq i veçantë për Fondacionin “ALSAR”.

Përgjatë këtij muaji shpërndahen ndihma, shtrohen iftare, organizohen veprimtari. Gjithçka e menduar për ta bërë sa më të gëzueshme atmosferën e këtij muaji, për ta përçuar këtë gëzim kudo, dhe aty ku rrezet e lumturisë kanë depërtuar pak ose aspak.

Solidariteti human e përshkon Ramazanin prej ditës së parë në të fundit. Dukja e këtij solidariteti te Fondacioni “ALSAR” është fare e thjeshtë, tepër e lehtë për t’u perceptuar. Prej shumësisë së aktivitetit humanitar, bamirës, mundësuar dhe prej bashkëpunimit me organizata dhe institucione mbartëse të së njëjtës ndjeshmëri.

Ashtu si në çdo vit, edhe ky Ramazan pati të njëjtën pamje në “ALSAR”, përkundër kufizimeve të stërzgjatura prej pandemisë: gjallëri e skajshme, lëvizje, axhendë e ngjeshur, një ditë këtu dhe një ditë atje, shpërndarje pakosh, shtrime iftaresh, organizime ceremonish, etj.

Bilanci flet vetë: të shpërndara 8050 ndihma me pako ushqimore, dhënë për fëmijët jetimë të mbështetur në vazhdimësi nga “ALSAR”-i, për familje nevojtare, për shtresa në skaj të shoqërisë; iftare të shtruara apo të paketuara për 7500 persona, besimtarë dhe nevojtarë; veshmbathje të dhuruara për 432 fëmijë jetimë.

Harta e aktivitetit humanitar të “ALSAR”-it në Ramazanin e 2021-shit është e gjerë, nga Tirana në veri dhe jug të vendit, në qytete, lokalitete dhe fshatra ku ndihma ishte e mirëpritur, e nevojshme, gëzimdhënëse.

HASENE, TİKA, IHH me qendër në Holandë, IHH me qendër në Belgjikë, WEFA, RUMELİ VAKFI, ATİB, UKIM, AYDER, HAYRAT, AVRUPA YARDIM VAKFI, HAK-İŞ, Organizata Botërore e Bamirësisë, ADEMDER, ishin organizatat dhe institucionet që e ndihmuan Fondacionin “ALSAR” në këtë mision fisnik njëmujor. Mirënjohje atyre!

Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA shpërndajnë ndihma ushqimore për fëmijët jetimë

Alsar

Qindra fëmijë jetimë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre kanë mbushur pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, të ftuar për të marrë pako ushqimore, si ndihmë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Organizuar nga Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, shpërndarja e ndihmave ushqimore, në pako me 20 kg, u bë për 1000 fëmijë jetimë të Tiranës.

Ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, dhe kryetari i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra.

Z. Murat Ahmet Yörük u përcolli pjesëmarrësve në fjalën e tij përshëndetjet e presidentit turk, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ambasadori tha se për çdo vit në Ramazan mblidhemi këtu me kontributin e TİKA-s dhe nëpërmjet bashkëpunimit me Fondacionin “ALSAR”.

Ai foli për ndihmat e dhëna në qytete dhe lokalitete të ndryshme të Shqipërisë nga institucione të ndryshme turke, për ecjen krah më krah të dy popujve me miqësi dhe vëllazëri të vërtetë, për premtimin për t’iu gjendur pranë shqiptarëve në ditë të mira dhe të këqija.

“Nuk ju lamë vetëm pas tërmetit, nuk jamë lamë vetëm gjatë pandemisë. Dhimbjet dhe vuajtjet tuaja janë dhimbjet dhe vuajtjet tona,” tha z. ambasador.

Murat Ahmet Yörük

Kryetari i Fondacionit “ALSAR” e nisi fjalën e tij përshëndetëse duke u uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve në sallë.

Z. Mehdi Gurra e vuri theksin te ndihma e TİKA-s për fëmijët jetimë që janë nën kujdesin e Fondacionit “ALSAR”, për shpërndarjen në numër të përgjithshëm të 3500 pakove ushqimore për këta fëmijë, duke nisur me 1000 pako për fëmijët jetimë të Tiranës e duke vazhduar në ditët e ardhshme për ata në qytete të ndryshme të vendit.

Pasi e bëri dhe njëherë të njohur kujdesin e veçantë të treguar nga “ALSAR”-i për fëmijët jetimë, ai uroi një Ramazan të mbarë dhe agjërim të lehtë për çdokënd.

Fondacioni “ALSAR” përpiqet gjatë gjithë vitit t’u vijë në ndihmë të pamundurve, familjeve në nevojë, fëmijëve jetimë.
Kjo ndihmë merr vlerë të veçantë në muajin e bekuar të Ramazanit, si një lehtësim i vështirësive ekonomike dhe si shprehje e solidaritetit njerëzor. Mirënjohje meriton kontributi i TİKA-s për fëmijët jetimë të ndihmuar nga “ALSAR”-i!

“Dora e ngrohtë” në acarin dimëror

Me synimin për të vijuar sigurimin e ndihmës ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë, edhe në këto ditë të acarta të stinës së dimrit, Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të tij humanitare, përzgjodhi një ndër zonat veriore me përqendrimin më të madh të tyre, atë të qytetit të Shkodrës, për të realizuar projektin “Solidariteti human në ndihmë të fëmijëve jetimë gjatë stinës së dimrit” nëpërmjet të cilit u realizua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në artikuj ushqimorë, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

Falë mbështetjes së ofruar nga Organizata e Ndihmave Sociale e Humanitare “HASENE” me qendër në Gjermani, nga ky projekt përfituan ndihma humanitare në pako ushqimore, 200 familje të fëmijëve jetimë të zonës së Shkodrës.

Vëllazërimi I familjeve për më shumë solidaritet human

Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me Shoqatën “AYDER”me qendër në qytetin e Konjas,Turqi ka realizuar projektin “Vëllazërimi i familjeve për më shumë solidaritet human” që synonte dhurimin e ndihmave financiare dhe materiale për 10 familje të fëmijëve jetimë  të qytetit të Tiranës .

Kultivimi I kulturave bujqësore në ndihmë të fëmijëve jetimë.

Fondacioni “ALSAR” mbështetur në parimin e solidaritetit njerëzor ndaj familjeve të fëmijëve jetimë ndërmori gjatë muajit prill iniciativën e realizimit të projektit të dhurimit të farërave bujqësore si: fasule, misër, jonxhë për 50 familje të fëmijëve jetimë që jetojnë në zonat rurale të rretheve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, dhe që disponojnë në pronësi të tyre një sipërfaqe prej 1000 – 2000m² tokë bujqësore.

Ky projekt u mundësua falë ndihmës së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL” me qendër në Holandë, me synimin për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë dhe lehtësuar sadopak vështirësitë e tyre ekonomike përmes projektit të kultivimit të kulturave bujqësore.

Dhurimi I 1000 fidaneve frutor për familjet në Preshevë & Prizren.

Mbështetur në parimin e solidaritetit njerëzor ndaj familjeve në nevojë Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatave homologe në Preshevë dhe Prizren, ndërmori gjatë këtyre ditëve iniciativën e realizimit të projektit të dhurimit të 1000 fidanë arre për 100 familje të shtresave te varfra sociale që jetojnë në zonat rurale të Luginës së Preshevës dhe që kanë në pronësi të tyre një sipërfaqe prej 1000 – 2000 m² tokë bujqësore

.Ky projekt u mundesua falë ndihmës së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL” me qendër në Holandë, me synimin për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe për të lehtësuar sadopak vështirësitë e tyre ekonomike përmes projektit të kultivimit të kulturave të pemëve frutore.

Gjatë ceremonive të zhvilluara, fermerët e vlerësuan maksimalisht këtë ndihmë konkrete duke theksuar impaktin e drejtpërdrejtë të këtij projekti në përmirësimin e ekonomive të tyre familjare.

soap 2 day