Fondacioni ALSAR porsa ka botuar “Tregimet e Tironës”, të autorit Bedri Alimehmeti. Një libër në prozë për kryeqytetin, shkruar prej një njohësi shumë të mirë të tij.
Gazetar e letrar, me një aktivitet të gjerë dhe i mirënjohur, autori u përket autoktonëve, atyre që ia thonë me një “o” dalluese emrin qytetit ku lindën dhe e çuan jetën.
“Tregimet e Tironës” përcjellin nostalgji dhe përmallim, zgjojnë kujtime dhe nxisin kthim të kokës pas. Stili dhe gjuha e të shkruarit janë në harmoni të plotë me titullin dhe brendinë e librit.
Bedri Alimehmeti i shton një titull të ri koleksionit të librave me autorinë e tij; ALSAR-i, si botues, e pasuron tërësinë e veprave të botuara gjatë këtij viti.
Fondacioni ALSAR ka prej shumë vitesh një aktivitet të dendur botues, me botime që i kanë kaluar dhe kufijtë e që shërbejnë si referencë në punën intelektuale, studimore. Shumëllojshmëria e titujve është veçori e përpjekjes për pasurimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të shoqërisë sonë.