Fondacioni ALSAR e nisi shtatorin me një projekt humanitar në ndihmë të të verbërve.
Familje të verbërve në tre qytete kanë marrë gjatë këtyre dy ditëve ndihma në ushqime.
Projekti ka përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, ku pako ushqimore u dhanë për 55 familje të verbërish.
Ndarja u bë në koordinim me SHVSH-në, Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, e cila mundësoi listën e atyre që do u jepej ndihmë ushqimore.
Një projekt i tillë ishte i pari për ALSAR-in, me veprimtari të gjerë humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë shqiptare.
Aktiviteti humanitar i fondacionit rritet vit pas viti, e po kështu zgjerohet dhe masa e përfituesve nga ndihma e shumëllojshme e dhënë. Në numër të konsiderueshëm, të verbërit janë në nevojë të vazhdueshme për ndihmë në mbijetesën e tyre, e për këtë nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes së ALSAR-it.