Ndër veprimtaritë humanitare të së shtunës, më 25 mars, një iu kushtua invalidëve në qytetin e Shkodrës, edhe më herët të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR.
Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë u shpërndanë 50 pako me ndihma, artikuj ushqimorë të nevojshëm për çdo familje.
Veprimtaria pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, kontribuese në organizimin e disa aktiviteteve humanitare gjatë këtyre ditëve.
Me kontributin e saj u shpërndanë në tërësi 200 pako ushqimore, në Klos, Tiranë dhe Shkodër.
Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projekteve humanitare në Ramazan, në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.