Në sallën e konferencave të ALSAR-it u mbajt këtë të enjte të 26 majit aktiviteti i paraqitjes së dy projekteve të ideuara nga studentë të ekselencës të mbështetur nga ky fondacion.
Të pranishmëve në sallë, studentë të programit të bursave, nëna jetimësh, fëmijë jetimë, e të tjerë, iu bë i njohur programi mbi mënyrën e dhënies së ndihmës së shpejtë, e për ta u fol dhe mbi vlerat e dhurimit të gjakut.
Shpjegimet e dhëna u ndoqën me interes, ndërsa dëgjuesit përfituan njohuri të vlefshme si për dhënien e ndihmës së shpejtë dhe për dhurimin e gjakut.
Folësit e vunë theksin në rëndësinë e dhënies së ndihmës së shpejtë, në të mirat e saj. Në lidhje me dhurimin e gjakut, u dhanë fakte interesante, ndalur te nevoja për të patur gjithmonë sasinë e duhur rezervë të gjakut për ndërhyrje mjekësore që e kanë atë domosdoshmëri.
Organizimi i sotëm ishte në kuadër të veprimtarive të shumta që Fondacioni ALSAR zhvillon përgjatë gjithë vitit me përfshirjen e të mbështeturve prej tij në forma të ndryshme.