Aktiviteti u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”.
Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO në Turqi, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u organizua mbrëmja poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”.
Në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR”, të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Shkëlqesia e tij Z.Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Z.Necip Özay Özütok, kryetari i Fondacionit ALSAR, Z. Mehdi Gurra, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.
Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Z.Yörük tha: “Kjo që ne po përkujtojmë sot është një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse përkujtojmë një ditë kur me mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbrojtur atdheun dhe vlerat tona në emër të demokracisë dhe lirisë. Na sollët emocionet e asaj nate me poezitë dhe këngët tuaja. Ky është stacioni i parë i këtij aktiviteti, i cili gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në Shkup”. Me rastin e 15 Korrikut, “Ditës së Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar”, janë organizuar aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë Turqisë.