Për banorë të zonës së Labinotit në Elbasan, agjërues në Ramazan, u shtrua të dielën një iftar.
Organizuar me mbështetjen nga IHH me qendër në Holandë, iftari ishte për 200 persona. Në të ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e këtij organizmi humanitar, si dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.
Me iftarin u mbyllën dy ditë me aktivitete humanitare të mbështetura nga IHHNL-ja.
Shtrimi i iftareve është një prej projekteve që ALSAR e realizon për çdo vit në muajin e agjërimit, me ushqim të ngrohtë apo me vakte të paketuara, që mund të hahen dhe në shtëpi.
Muaji i Ramazanit është i mbushur me veprimtari humanitare të zhvilluara nga Fondacioni ALSAR, shpesh si bashkëpunime me organizata partnere.