ALSAR në homazhet dhe në përcjelljen për në banesën e fundit të bashkëpunëtorit të çmuar, kryetarit të Shoqatës Tirana, Arben Tafaj

Fondacioni ALSAR e përjetoi me dhimbje largimin nga kjo botë të kryetarit të Shoqatës Tirana, me të cilin ka patur një bashkëpunim të gjatë dhe mjaft të suksesshëm.
Arben Tafaj ishte një mik i vyer i institucionit tonë, një bashkëpunëtor i çmuar.
Ai nuk do të ndalej në dy dekada e më shumë jetë si drejtues i Shoqatës Tirana në përpjekjen për t’i ngritur lart dhe përçuar vlerat e qytetit e të banorëve të hershëm të tij,
kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.
Personalitet dhe kontribues i ruajtjes së vlerave të komunitetit të autoktonëve, Arben Tafaj u dallua gjithnjë për angazhim të pakursyer.
Në këtë rrugëtim thuajse misionar të të ndjerit, idealet, synimet dhe drejtimet e tij e të shoqatës përkuan jo rrallë dhe me të Fondacionit ALSAR, sinkronizuar në veprimtari të
zëshme kulturore, konferenca, simpoziume, botime dhe promovime literature, etj.
Drejtues të Fondacionit ALSAR i bënë nderimet e duhura kësaj figure qytetare. Me homazhe dhe si pjesë e procesionit mortor, ata ishin mes përcjellësve të të ndjerit për
në banesën e fundit.
Ngushëllimet e Fondacionit ALSAR janë për familjen, për rrethin shoqëror dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen të gjithë të dashurve të tij! Lusim
Allahun ta bëjë atë prej banorëve të xhenetit!

soap 2 day