ALSAR nis drejt Turqisë maunen e tretë me ndihma për të prekurit nga tërmetet

Në kuadër të solidarizimit me popullin turk pas tërmeteve që goditën disa qytete në ditët e para të shkurtit dhe dërgimit të ndihmave në zonat e dëmtuara, është nisur këtë të premte një ngarkesë tjetër e madhe.

Sasia e ndihmës prej 20 tonësh, e nisur nga Fondacioni ALSAR, përbëhet nga artikuj ushqimorë, mes tyre miell për prodhimin e bukës, si dhe një furrë buke me gaz.

Ndihma i dërgohet AFAD-it, Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi, prej nga përcillet në territoret e prekura nga goditjet sizmike me pasoja shkatërruese.

Nisjen e ndihmës e ndoqën nga afër kryetari i Fondacioni ALSAR, z. Mehdi Gurra, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, si dhe koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan.

Ambasadori turk vuri dhe njëherë në pah në një fjalë të shkurtër kontributin e vazhdueshëm të Fondacionit ALSAR në fushatën e ndihmës në ditët e vështira të Turqisë pas fatkeqësisë natyrore.

ALSAR ka mbledhur dhe dërguar më herët të tjera ndihma, nga ato monetare te kamionë me artikuj të ndryshëm dhe tepër të nevojshëm për popullatën në jug dhe juglindje të Turqisë.

soap 2 day