Atmosferë feste në Fondacionin ALSAR, pritje dhe urime për Fitër Bajram

Në ditën e festës së madhe, të Fitër Bajramit, dhe sipas një tradite të konsoliduar në vite, Fondacioni ALSAR ka pritur mysafirë të shumtë në mjediset e tij.

Zyra e kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, është vizituar nga personalitete të jetës akademike, shoqërore, politike, kulturore, nga bashkëpunëtorë e përfaqësues shoqatash.

Atasheu për Arsimin pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë, z. Metin Bulut, është pritur nga z. Mehdi Gurra dhe ka shkëmbyer me të urimet për Fitër Bajramin.

Akademikë, studiues, ish-prefekti i Tiranës, z. Sadi Vorpsi, ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor i Drejtorisë së Rajonit dhe Vendeve Fqinje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Kastriot Robo, prof. dr. Ferid Duka dhe prof. dr. Emil Lafe,  dr. Abaz Hado, artist dhe mbajtës i disa posteve shtetërore, dhe drejtues të shoqatës “Tirana”, përfaqësues dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, janë bërë pjesë e festimeve dhe e pritjes në Fondacionin ALSAR.

Me mysafirët e shumtë është ndarë urimi i përbashkët për festën në mbarim të muajit të agjërimit.

Përvojat e ndryshme në Ramazan, mënyrat e përjetimit në këtë muaj, kanë zënë vend në biseda dhe janë trajtuar nga disa këndvështrime.

Për mysafirët është bërë qerasja e rastit me ëmbëlsira, ndërsa mikpritjen e kanë shprehur dhe tavolinat e mbushura.

Me pritjen në ditën e Fitër Bajramit, Fondacioni ALSAR përmbylli më së miri një muaj me angazhim maksimal të aktivitetit të tij, të dalluar për bilancin mbresëlënës humanitar.

soap 2 day