Salla e Pallatit të Kulturës të Cërrikut do të mbushej pasditen e së dielës, ditës së fundit të tetorit, me ndjekës të programit fetaro-kulturor kushtuar Profetit Muhamed.
Programi “Mirë se erdhe Mëshira e mbarë Botës” u përgatit në një bashkëpunim mes Fondacionit ALSAR dhe Bashkisë së Cërrikut.
Programi qe konceptuar si një ndërthurje e ligjëratave, leximit të Kur’anit, fjalës përshëndetëse dhe fjalës së rastit.
Në çdo fjalë të mbajtur u vu në pah personaliteti i jashtëzakonshëm i të Dërguarit të Zotit, rëndësia e jetës dhe veprës së tij.
Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i Bashkisë Cërrik, Andis Salla, dhe atë të rastit, imami i Xhamisë Cërrik, Eduard Sula. Prof. Hamdi Arslan dhe Sadush Tahiri mbajtën ligjëratat. Leximin e Kur’anit e bëri dr. Hakan Kutlu.
Programi e pasuroi jetën fetaro-kulturore të Cërrrikut me përkujtimin e figurës së Profetit Muhamed.