Banorë të Kërrabës marrin pako me ushqime, ndihmë në Ramazan e HAYRAT-it

Fondacioni ALSAR organizoi në njësinë administrative Kërrabë, në bashkëpunim me shoqatën turke të ndihmave humanitare, HAYRAT, shpërndarjen e pakove ushqimore për banorë të kësaj zone.

Udhëhequr nga slogani, “Bereqeti i Ramazanit u përhaptë nga zemra në zemër anekënd botës”, HAYRAT e mbështet me kontribut të çmuar aksionin humanitar të ALSAR-it në këtë muaj agjërimi.

Ndihma ushqimore u dhanë për familje në nevojë të Kërrabës, të mbledhur në një shesh të qendrës administrative, dhe u shpërndanë gjithashtu nëpër shtëpi në kushte të vështira ekonomike.

Kjo ndihmë përbëhej nga 200 pako me artikujt më bazë ushqimorë, mjaft të nevojshme për familjet në nevojë të zonës.

Ditët e solidaritetit human në Ramazan nënkuptojnë veprimtari të shumta humanitare të Fondacionit ALSAR, të zhvilluara në bashkëpunim me fondacione dhe shoqata të ndryshme ndihmash, përgjithësisht të huaja.

Qindra e mijëra njerëz në nevojë përfitojnë përgjatë këtij muaji nga realizimi i projekteve të përbashkëta të shpërndarjes së ndihmave.

soap 2 day