Botimet ALSAR në Panairin e Librit në kryeqytet, tituj të shumtë për vizitorët

Pas një viti ndërprerjeje për shkak të pandemisë, Pallati i Kongreseve në Tiranë i ka hapur sërish dyert për të dashuruarit me librin. Mesi i nëntorit është koha e nisjes së Panairit të Librit, shfaqjes më të madhe vjetore të dhënë prej shtëpive botuese në Shqipëri e përtej saj. Panairi i Librit 2021 do të qëndrojë hapur nga data 17 deri më 21 nëntor.

Ndër 95 shtëpitë botuese pjesëmarrëse nga vendi dhe bota shqiptare, në panair paraqitet me botimet e tij dhe Fondacioni ALSAR.

Rritur shpejt në fushën e botimeve, Fondacioni ALSAR, ndryshe nga panairet e viteve të shkuara, ka këtë herë një stendë më vete.

Duke qëndruar denjësisht në krah të enteve botuese më në zë, ALSAR u sjell lexuesve, të interesuarve për të pasuruar bibliotekat vetjake, tituj të shumtë, me shumëllojshmëri tematikash.

Vizitorët do të gjejnë në stendën e ALSAR-it botimet më të fundit, të këtij viti, por dhe shumë botime më të hershme, nga anastatiket te të karakterit historik, studimor, gjuhësor, besimor, etj.

Interesi i vizitorëve për Botimet ALSAR është vënë re që në ditën e parë të panairit. Ai pritet të shtohet në fundjavë, kur dhe panairi fiton më tepër gjallëri.

soap 2 day