Bursa ekselence dhe kompjutera për studentët, IHH me qendër në Holandë e mbështet projektin

Fondacioni ALSAR nuk resht së ndihmuari brezin e ri në udhën e dijes. E bën këtë nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe në bashkëpunim me partnerët. Projektet shpeshtohen, marrin më tepër vrull, me nisjen e vitit të ri shkollor dhe akademik.

Dhënia e bursave të ekselencës është një prej projekteve arsimore të realizuara vit pas viti, për t’u ardhur në ndihmë studentëve të shkëlqyer, për t’i nxitur të përkushtohen më tepër në përgatitjen e tyre universitare.

Projekti ka nisur të realizohet dhe për vitin akademik 2022-2023. Në ambientet e Fondacionit ALSAR është dhënë të shtunën, më 17 shtator, kësti i parë i 32 bursave të ekselencës.

Studentë të degëve të ndryshme të Universitetit të Tiranës e kanë marrë këstin në praninë e z. Hüseyin Gündüz, i ardhur si përfaqësues i institucionit mbështetës të projektit të ndihmës me bursë, IHH-së me qendër në Holandë.

Krahas bursave të ekselencës, u dhuruan dhe gjashtë kompjutera portativë; një tjetër ndihmë e vlefshme për studentët.

Përfituesit shprehën mirënjohjen për mbështetjen e treguar për ta dhe për ndihmën konkrete, të obliguar akoma më tepër tani për të patur rezultate sa më të larta në ndjekjen e studimeve.

soap 2 day