Category Page: Humanitare

Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen e jetimëve me ndihmë ekonomike

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR ka vijuar aktivitetin humanitar me zbatimin e projektit të ndihmës ekonomike për jetimët, për t’iu gjendur kështu pranë shtresave në nevojë.

Në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 81 jetimë.

Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt në kuadër të projektit për ndihmën dedikuar jetimëve.

Shpërndarja e ndihmave ekonomike ekskluzivisht për jetimët është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi përgjatë të gjithë aktivitetit të Fondacionit ‘Alsar’ ndër vite.

ALSAR shpërndanë ndihmë ekonomike dhe veshmbathje për jetimët

‘ALSAR’ vijon mbështetjen ndaj jetimëve. Në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe të ndihmës ekonomike dhe pako me veshmbathje për fëmijët jetimë.

Projekti u zhvillua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘IHHNL’ me qendër në Hollandë ku përfitues nga ky projekt humanitar ishin 200 fëmijë jetim.

Fondacioni ‘ALSAR’ gjendet gjithmonë pranë fëmijëve jetimë

Vijon shpërndarja e ndihmës ekonomike për fëmijët jetimë.

Në kuadër të ndihmës financiare për fëmijët jetimë, në ambientet e fondacionit ‘ALSAR’ janë shpërndarë çeqe për 32 fëmijë jetimë.

Ndihma për fëmijët jetimë është kthyer në traditë për fondacionin ‘ALSAR’.

Fëmijë jetimë marrin ndihmë financiare

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë, një ndihmë financiare është shpërndarë për ta.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u dhanë çeqe për 78 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar me mbështetjen e Mercy to Humanity, me qendër në Londër.

Projektet e përbashkëta mes ALSAR-it dhe Mercy to Humanity vijojnë prej një kohe të kontribuojë për mirëqenien e jetimëve.

Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijë jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht gjatë gjithë vitit.

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë, ndihma ekonomike është shpërndarë për ta.

Në ambientet e Fondacionit ALSAR u shpërnda kësti i ndihmës ekonomike për 249 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar në bashkëpunim me organizatën humanitare IHHNL, me qendër në Hollandë.

Në fokus të aktivitetit tonë humanitar, fëmijët jetimë përkrahen e ndihmohen financiarisht, mes të tjerash, gjatë gjithë vitit në vazhdimësi.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 4 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-4-1-1-1-1″]

Fondacioni ‘Alsar’ në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve.

Në aktivitetin e organizuar në Tiranë, u realizua shpërndarja e karrocave me rrota dhe patericave për pjestarë të ‘Shoqatës Shpresë për Jetën’ dhe për pjestarë
të ‘Shoqatës së Pensionistëve’.
Në kuadër të projektit “Solidaritet dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara” në bashkëpunim me organizatën humanitare WEFA me qendër në
Gjermani u shpërndanë 50 karroca dhe 20 çifte patericash për personat me aftësi të kufizuara.
Ndihma për personat me aftësi të kufizuar dhe për shtresën e invalidëve vjen si një solidarizim humananitar i përsëritur nga Fondacioni ‘ALSAR

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 4 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-4-1-1-1″]

soap 2 day