Category Page: Humanitare

Fondacioni ‘Alsar’ në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve në qytetin e Shkodrës

Në aktivitetin e organizuar në Shkodër, u realizua shpërndarja e karrocave me rrota, patericave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, pjestarë të Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë-Dega Shkodër.

Në ambientet e shkollës nëntë vjeçare ‘Ali Laçej’ ishte i pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay, Kryetari i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra dhe Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Rudin Beka.

Gjatë fjalës së mbajtur për shtresën e invalidëve të qytetit të Shkodrës Ambasadori i Turqisë z.Tayyar Kağan Atay u shpreh se : “Aktiviteti i sotëm është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po realizojnë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Dhënia e këtyre karrocave sot shpresojmë që të jetë një ndihmë sadopak për të lehtësuar kushtet e jetesës tuaj. Shpresojmë që kjo ndihmë që kanë bërë vëllezërit tanë që banojnë në Zvicër, nëpërmjet nesh dhe realizmin e fondacionit ALSAR dhe me gjetjen e personave nga shoqata këtu në Shkodër, është për të lehtësuar kushtet jetesës tuaj”.

Ndërsa Kryetari i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra shprehu vullnetin e tij për të qëndruar në krah të individëve dhe shtresave në nevojë duke u shprehur se : “Kjo ndihmë është një ndihmë që vjen nga një organizim i turqve që jetojnë në Zvicër, me përkujdesjen e Ambasadës së Türkiyes dhe vetë ambasadorit.

Ne e realizojmë sot këtë projekt. Ka qenë një iniciativë e ambasadës së Türkiyes për realizimin e këtij projekti. Uroj që këto mjete të shërbejnë sadopak për ta lehtësuar jetën tuaj (personat me aftësi të kufizuara)”.

Në kuadër të projektit “Solidaritet dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara” u shpërndanë 50 karroca, 50 mbajtëseve dhe 50 çifte patericash, duke mbështetur 150 persona me aftësi të kufizuara.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1-1-1-1″]

Ditët e solidaritetit human në kuadër të ‘Kurban Bajramit’ ‘Fondacioni Alsar’ vijon shpërndarja e mishit të kurbanit në bashkëpunim me organizatën ‘IHHNL’ në qytetin e Tiranës.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Hollandë vijon shpërndarjave e pakove për 1000 familje në qytetin e Tiranës.

Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 1000 familje në nevojë por edhe për familje jetimësh.

Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të ‘Fondacionit Alsar’

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1-1-1″]

Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ shpërndajnë pako ushqimore.

Në kuadër të ‘Kurban Bajramit’ Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.

Pas shpërndarjes së kurbaneve, pranë ambienteve të Fondacionit ‘Alsar’ u dhuruan 100 pako me produkte ushqimore për familjet e jetimëve.

Ndihma dhe gjendja pranë familjeve në nevojë nuk ka reshtur përpara dhe prapa festës së Kurban
Bajramit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1-1″]

Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me ‘WEFA’ vijojnë shpërndarjen e kurbaneve në qytetin e Cërrikut.

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në qytetin e Cërrikut u mundësua shpërndarja e 600 pakove të kurbaneve me anë të ekipeve të Fondacionit ‘Alsar’, por edhe të përfaqësuese të organizatës ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-3-1″]

Vijon shpërndarje e kurbaneve nga Fondacioni ‘Alsar’, në bashëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ përfitojnë 800 familje.

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Mercy to Humanity’ u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbaneve për 800 familje në nevojë.

Përfitues nga ky projekt humanitar ishin familje nga një gjeografi e përzier midis Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.

Shpërndarja e mishit të kurbaneve vijon në kohë reale deri në përmbushjen e amanetit.

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 3″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1-1-1-1″]

Ditët e solidaritetit human në kuadër të Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ vijon shpërndarja e mishit të kurbanit në bashkëpunim me organizatën ‘EMIN’ në qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ me qendër në Gjermani vijon shpërndarjave e pakove për 280 familje në qytetin e Shkodrës.

Shpërndarja e pakove të mishit ka vijuar për 280 familje në nevojë por edhe për shtresën e të paraplegjikëve të Shkodrës.

Projekti i shpërndarjes së mishit të kurbaneve do vijojë deri në përmbushjen e objektivave të Fondacionit ‘Alsar’

[rev_slider slidertitle=”Fondacioni Alsar post 2 1 1 1 1″ alias=”fondacioni-alsar-post-2-1-1-1-1″]

soap 2 day