Category Page: Pjeseza Nga Botimet

    Dolën nga shtypi tre botimet e reja të fondacionit “ALSAR”

    Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot dolën nga shtypi tre botimet e reja të Fondacionit “ALSAR”, në vijimësi të përpjekjeve të tij modeste për pasurimin kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare, si dhe për lënien e një trashëgimie të rëndësishme për brezat që do të vijnë.

    Titulli i materialit të botuar

    1.      “QËNDRESA E FUNDIT E TURQVE”

    2.      “HELENA”

    3.      “RAPORTI I VEPRIMTARIVE TË FONDACIONIT “ALSAR” PËR 6 MUJORIN E II-TË TË VITIT 2018”

    PROJEKTI I BOTIMIT TË LITERATURËS

    Në përpjekjet e saj modeste për pasurimin kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare, si dhe për lënien e një trashëgimie të rëndësishme për brezat që do të vijnë, Fondacioni “ALSAR”, vijon prej 12 vitesh një veprimtari intensive botuese. Zhvillimi i këtyre veprimtarive në fushën e botimeve, gjatë kësaj periudhe 6 mujore është përqendruar në realizimin e botimit të teksteve që vijojnë:

    Nr.  Titulli i materialit të botuar  Autorësia  Tirazhi
    1 “Qytetërimi osman”     ( 2 vëllime) Prof.Dr.Halil Inalcik dhe Prof.Dr.Günsel Renda. 500 kopje
    2 “Diturija”                       (2 vëllime) 1000 kopje
    3 “Bibliografia retrospektive e librit shqip” Brunilda Tahiri Fatmira Shalari  500 kopje
    4 “Kalvari diplomatik i Kosovës” Shaban Murati 500 kopje
    5 “Islami një mënyrë gjithpërfshirëse” Dr. Ahmed Ferid Moustafa 500 kopje
    6 “Dritëhijet në fjalorët e akademisë” Mehmet Elezi 1000 kopje
    7 “Protokolli dhe ceremoniali – Bashkia Tiranë” Valter Gjoni 500 kopje
    8 “Udhërrëfyesi im – pejgamberi im” Munavvere Kocaer 500 kopje
    9 “Po mësoj për pejgamberin tim” Munavvere Kocaer 1000 kopje
    10 “Mendimi politik dhe shoqëror në Lindjen e Mesme bashkëkohore” Prof. Dr Kemal Karpat 1000 kopje
    11 Kumtesat e ceremonisë së promovimit të “Kalendarit Kombiar” të mbajtur në Prishtinë  

    Fondacioni “Alsar”

    1000 kopje
    12 Maqedonia 1900” Necati Cumali 1000 kopje
    13 Kumtesat e simpoziumit “Marrëdhëniet shqiptaro – turke”. Fondacioni “Alsar” 1000 kopje

    soap 2 day