Zëvëndësministri i Shëndetësisë së Republikës së Turqisë Z.Ahmet Baha ÖĞÜTKEN, së bashku me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Z.Murat Ahmet YÖRÜK, zhvilluan një vizitë më datë 04 Prill 2018 në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Gjatë takimit zv.ministri u informua rreth veprimtarisë së Fondacionit tonë dhe u ra dakort për një bashkëpunim në fushën e mjeksisë për t’iu ofruar shërbime e përkujdesje shëndetësore fëmijëve jetim të mbështetur nga “ALSAR”.





